Marrëveshja e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë është miratuar me vota unanime në senatin italian.
A2CNN shkruan se ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian, teksa më herët ishte kryer edhe votimi në Dhomën e Deputetëve.
Votimi i kësaj marrëveshjeje pritet që të dalë në fletoren zyrtare italiane. Shqipëria muaj më parë e ka ratifikuar marrëveshjen në fjalë.