Senati amerikan i dorëzon provat drejtorit të FBI-së dhe Prokurores së Përgjithshme për Jack Smith-in lidhur me ndjekjen politike ndaj Trumpit

Senati Amerikan tashmë i ka dorëzuar provat tek drejtori i FBI-së, Kash Pateli dhe Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi për ish-kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith për përndjekjen politike ndaj Donald Trumpit.

Në raportin hetues janë përfshirë edhe agjentët e CIA-së që e ndihmuan Smithin edhe gjatë punës së tij në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, transmeton Demokracia.com

Sipas gazetarit Fitim Çeku, aktakuza kundër Thaçit dhe të tjerëve u shtye nga Bruce Schwartz dhe u ngrit nga Jack Smith për të penguar administratën Trump nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

VIDEO:

Siç paralajmërova dje dhe kohë më parë, Drejtorit të FBI Kash Patelit dhe Prokurorës së përgjithëshme Pam Bondit, sot u janë dorëzuar provat nga Senati Amerikan për Jack Smith lidhur me ndjekjet ndaj Donald Trump.

Siç paralajmërova dje dhe kohë më parë, Drejtorit të FBI Kash Patelit dhe Prokurorës së përgjithëshme Pam Bondit, sot u janë dorëzuar provat nga Senati Amerikan për Jack Smith lidhur me ndjekjet politike ndaj Donald Trump.

Në këtë raport hetues janë të përfshirë edhe agjentët e FBI që ndihmuan Smithin edhe në Hagë. Drejtori i ri Kash Patel tani po i heton agjentët e FBI.

Pra, kjo është dëshmi e fuqishme dhe e vërteton raportin e publikuar më herët nga unë dhe Grenell se Jack Smith e ka vënë në shënjestër edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me një aktakuzë të motivuar politikisht.

Aktakuza e presidentit Hashim Thaçi u shty nga Bruce Schwartz dhe u ngritë nga Jack Smith për të minuar administratën e Donald Trump për të penguar nënshkrimin e marrëveshjes së paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u iniciua nga Richard Grenell.

Donald Trump dhe Richard Grenell do të shfaqin të vërtetën çfarë ndodhi me akuza të rreme të Smithit.

Posted by Fitim ÇeKu on Wednesday, April 9, 2025