Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, është i kënaqur me impaktin që ka patur sulmuesi Antoine Semenyo edhe pse ka vetëm një muaj që ka mbërritur në skuadër.
Në 9 ndeshje në total, ai ka realizuar 5 gola deri më tani. “Ai nuk duket vetëm një lojtar shumë i mirë, por edhe një djalë shumë i mirë që përshtatet shumë mirë me ekipin”, tha Silva.
“Antoine është një djalë fantastik që dëshiron të na ndihmojë. Shpresojmë që të vazhdojë kështu me këtë ritëm sa më gjatë“, u shpreh Bernardo Silva.
“Ardhja e tij ndodhi në momentin e duhur, bashkë me Guehi. Përforcime të rëndësishme, që do të na ndihmojnë në betejën për titullin”, u shpreh kapiteni i “qytetarëve”.
The post “Semenyo po përshtatet shumë mirë te Manchester City, do të na ndihmojë për titullin” appeared first on Telesport.










