Në konferencën për shtyp para sfidës Bournemouth–Arsenal, trajneri Andoni Iraola foli për Antoine Semenyo, i përfolur për një kalim te Manchester City. “Të shtunën, Semenyo do të luajë me ne, po. A do të jetë ndeshja e fundit? Jo. Ideja është ta kemi të disponueshëm të paktën për këto dy ndeshje të afërta. Shpresoj të qëndrojë më gjatë, por nuk e di çfarë do të ndodhë. Nuk ka asgjë të firmosur. Ka bisedime, por asgjë e mbyllur. Antoine është lojtar i yni dhe shpresoj ta mbajmë gjatë”.
Për gjendjen e lojtarit: “Po luan shumë mirë, është profesionist i nivelit të lartë dhe dëshiron ta ndihmojë ekipin. Ka shumë zhurmë rreth tij, por po sillet në mënyrë shembullore”.
Për zëvendësimin: “Nëse e humbim, do të jetë goditje, por futbolli është kështu. Do të ndodhë vetëm nëse klubi e konsideron një marrëveshje të mirë”.
The post Semenyo, një hap larg City? Trajneri frenon: Sot do të luajë me ne, nuk do të jetë ndeshja e fundit appeared first on Telesport.










