Semenyo: Debutimi im me City ka qenë i jashtëzakonshëm, deri më tani është si një përrallë

I ardhur vetëm pak ditë më parë në merkaton e dimrit, aventura e anësorit Antoine Semenyo te Manchester City ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në 8 ndeshje zyrtare ai ka realizuar 5 gola (3 prej tyre në Premier League),

Duket qartë se 26-vjeçari ganez është integruar në mënyrë të përkryer me skemat e lojës së trajnerit Pep Guardiola, që e kërkoi me ngulm. Madje, duke qenë titullar dhe pret ende të debutojë në Champions League këtë muaj.

Nuk e prisja këtë debutim, por nuk ka sekrete. Është thjesht të jesh pjesë e një ekipi dhe mjedisi të shkëlqyer. Trajneri ka qenë i shkëlqyer dhe ata e kanë bërë të lehtë për mua të ambientohem. Është gjithçka një përrallë deri më tani”, tha Semenyo.

The post Semenyo: Debutimi im me City ka qenë i jashtëzakonshëm, deri më tani është si një përrallë appeared first on Telesport.