Selmanaj: Kurti nxjerr telashe edhe si ofiqar komune

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po e vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe se është person i dëmshëm në krye të vendit.

“Ky person na ka fut në aventura, ku po e vë në dilemë edhe ekzistencën e shtetit tonë, sepse vënia në dilemë e aleancave tona me ShBA-të dhe BE-në është vërja në pikëpyetje të ekzistencës tënde, sepse kjo është baza themelore e shtetit të Kosovës. Themelet e shtetit të Kosovës janë mbi këto vlera e mbi këto aleanca, e nëse këto i shkatërrojmë, e shkatërrojmë dhe cenojmë rëndë shtetin e Kosovës”, deklaroi Selmanaj për emisionin Info Magazine.

Tutje ai shtoi se njerëzit duhet ta shohin që Kurti është i dëmshëm në krye të vendit.

“Dhe jo vetëm në krye të vendit, por unë shpesh e them me miq që atë ta lësh diku edhe të lëshojë certifikata të lindjes, ka me bë telashe, e lëre më ta udhëheqë shtetin. Është person konfliktuoz, është person i cili nuk dëshiron rend, ligj e funksionalitet. Ai do dhunë, anarki, katrahurë”, vlerësoi deputeti i LDK-së, duke shtuar se si parti po punojnë që t’i bindin njerëzit që sipas tij, kanë bërë zgjedhjen e gabuar.

“Është proces i vështirë por i domosdoshëm. Jam i bindur që kjo do kohën e vet të reflektimit”, përfundoi ai.

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit, falë paraqitjes së saj në “Ferma VIP”. Ajo ka tërhequr vëmendje me stilin dhe spontanitetin që shfaq në ekran. Gjatë qëndrimit në këtë format, Mimoza ka treguar se njeh mirë edhe muzikën moderne vendore, duke interpretuar këngë të njohura. Ajo ka shprehur pëlqim për grupin NRG Band, shkruan “Kosovarja”. Megjithatë, për këngëtarin Besnik Qaka, ajo nuk ka ditur emrin dhe e ka quajtur “miush”. Pas kësaj deklarate, këngëtari ka reaguar duke shprehur mbështetjen e tij për të në “Ferma VIP”. Why Seniors Are Snapping Up This TV Box, We Explain! Techno Mag Take A Look Inside Whoopi’s Repulsive Home, Health Trition Twin Study Reveals Why Some Women Age Faster Than Others (It’s Not What You Think) Beauty Review Magazine by Taboola