Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se veprimet e Dhomave të Specializuara janë puro politike.
Selimi në diskutimin për Gjykatën Speciale shtoi se veprimet nga ana e Dhomave të Specializuara, si lëshim deklarata dhe forca joproporcionale e Policisë së Eulexit gjatë arrestimeve, janë veprime puro politike dhe kanë anime.
Megjithatë ai tha se duhet të besojmë në drejtësi pasi që ajo është në anën tonë.
“Pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, bashkë me Besa Lucin që është udhëheqëse e kësaj organizate, Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Donika Emini udhëqëse e Platformës CiviKos, ku fokus i diskutimit ishte Gjykata Speciale. Edhe pse veprimet nga ana e Dhomave të Specializuara, si lëshimdeklarata dhe forca joproporcionale e Policisë së Eulexit gjatë arrestimeve, të cilat mua personalisht më bëjnë të mendoj që janë veprime puro politike dhe kanë anime, ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tonë“, shkroi Selimi në Facebook.