Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk pranon të bëjë homazh për ish-presidentin Ibrahim Rugova me kushtet e Lutfi Hazirit.
Ai ka thënë se deklarimet e Lutfi Hazirit, nuk janë deklarime të LDK-së, dhe ka thënë se Haziri nuk po i kontribuon bashkëpunimit LDK-LVV, madje sipas Selimit, nënkryetari i LDK-së, është mik i mirë i PDK-së.
“Jo për ish-presidentin Rugova, por as te varri i babait tim nuk shkoj me kushte. Nuk duhet askush ta përvetësoj presidentin Rugova, dhe nëse ai është president historik dhe i të gjithëve, ai nuk duhet të kushtëzohet nga askush, dhe nuk do të duhej askush ta keqpërdorte emrin e as varrin e tij për çfarëdo qëllimi”, ka deklaruar Selimi.
Ai ka folur edhe për dialgoun me Serbinë, duke thënë se ekipi shtetëror është bërë pjesë e një skenari të presidentit Thaçi, dhe sipas tij ata (ekipi shtetëror), nuk ka asnjë kompetencë në këtë dialog sepse nuk kanë më kënd të bisedojnë.