Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër me propozim të Vetëvendosjes.
Sipas Selimit, ky veprim ka për qëllim krijimin e një bllokade të qëllimshme dyjavore që, siç thotë ai, i shkon për shtat Albin Kurtit për të organizuar zgjedhjet më 28 dhjetor.
“Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta. Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor, në mes festave gazmore të fundvitit. Një regjim hibrid cinik”, shkroi ai në X.












