Selena Gomez të dielën postoi një selfie në InstaStory duke bërë një shaka për modelin e saj të ri të flokëve.
“Pyes veten nëse Willy Wonka po punëson”, shkroi këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare, duke iu referuar librit klasik të Roald Dahl, Charlie dhe Fabrika e Çokollatës.
Nuk është e qartë se për cilin personazh i referohet Gomez, mund të jetë një Oompa-Loompa, Wonka (Johnny Depp) ose Violet Beauregarde (AnnaSophia Robb), varësisht nga stili i flokëve të saj, shkruan DailyMail.
Në selfie, ylli i nominuar për Emmy tregon faqet për të nxjerrë në pah pamjen e guximshme, ndërsa kishte veshur një bluzë të bardhë dhe një shtresë të lehtë grimi.
Ky postim vjen pak javë pas dasmës së saj më 27 shtator me producentin e muzikës Benny Blanco në Santa Barbara, ku morën pjesë miq të famshëm si Taylor Swift, Cara Delevingne dhe Nina Dobrev.
Ky vit ka qenë një kapitull i rëndësishëm për Gomez, e cila ka folur hapur për dëshirën për të pasur fëmijë dhe për mundësinë e të qenit prindër në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale.
Në të kaluarën, Gomez ka pasur lidhje të profilit të lartë me Justin Bieber, The Weeknd dhe Nick Jonas.
Benny Blanco, 37 vjeç, është një producent dhe kompozitor me mbi 15 vite eksperiencë në industrinë e muzikës, duke bashkëpunuar me artistë si Rihanna, Lizzo, Britney Spears, Katy Perry, Ed Sheeran dhe vetë Selena Gomez.
Ai është i njohur për hitet “Diamonds” (Rihanna), “Moves Like Jagger” (Maroon 5), “Circus” (Britney Spears) dhe “TiK ToK” (Ke$ha), ndër të tjera.
Blanco gjithashtu ka publikuar albumin e tij të parë solo, Friends Keep Secrets (2018), dhe ka pasur gjashtë këngë në Billboard Hot 100 gjatë pesë viteve të fundit.
Në një intervistë me The New York Times në 2018, Blanco shpjegoi qasjen e tij në muzikë: “Nuk mund të ulem dhe të luaj një koncert për ty, por mund të takoj një artist, të di çfarë kënge i duhet dhe t’i bëj të gjithë të ndihen rehat”.