Sela: Shqiptarët bojkotuan pushtetin, jo opozitën

Ziadin Sela, i pranishëm në shtabin e kandidatit Reka flet për procesin zgjedhor ku thekson se njerzit janë lodhur dhe komunat me shumicë shqiptare kanë bojkotuar pushtetin por nuk kanë bojkotuar opozitën, njofton InfoShqip.com.

Sela thotë se pushtetarët sot diku janë strukur dhe nuk dihet nga janë dhe se kanë marrë nga populli sot përgjigjen e merituar, zhgënjim nga ky pushtet.