Sipas mediave franceze, valixhja i është sekuestruar një qytetari nga Mali, i cili udhëtonte tranzit nga aeroporti Charles de Gaulle.
Nga kontrolli në valixhe u sekuestruan 15 miliardë Franga FCFA (valutë afrikane), shumë që përllogaritet në rreth 23 milionë Euro.
Media e huaja shkruajnë se paratë po transportoheshin me valixhe diplomatike dhe destinacioni i tyre ishte Shqipëria.
Nuk dihet identiteti i të arrestuarit dhe nuk ka informacione të mëtejshme për këtë lajm.