Pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobrave dje në Prizren rreth orës 17:45, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur personin tjetër, fqinjë i tij.
Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës është bastisur shtëpia e tij .
Gjate bastisjes janë hasur dhe sekuestruar:
-Një revole me dy karikator me 30 fishekë,
-Një pushke gjuetie pa fishekë dhe
-Një pushke luftarake me një karikator pa fishekë.
Sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastit.
I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore.
Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “ Kanosje”.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.









