Një sasi prej 215 kilogramë kanabis u sekuestrua mesditën e së hënës nga policia greke në Janinës, ndërsa u vunë në pranga 3 shtetas shqiptarë.
Mediat greke shkruajnë se oficerët e policisë nga Prokuroria dhe Departamenti i Konicës pikasën një makinë tip xhip, të drejtuar nga një 23-vjeçare nga Shqipëria , ndërsa një makinë tjetër ndodhej përpara saj.
Shoferja nuk iu bind sinjaleve të ndalimit të policisë dhe, duke përfituar nga kushtet e vështira të motit dhe të rrugës, ajo udhëtoi një distancë të gjatë, duke kaluar nëpër zona të Prefekturës së Grevenës, derisa u ndalua më në fund në Vovousa të Janinës nga oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve dhe O.P.K.E. të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, 23-vjeçarja shqiptare përplasi dy herë automjetet zyrtare, duke u shkaktuar dëme.
Brenda makinës, e cila ishte e ngarkuar me 118 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 215 kilogramësh, u zbulua se ishte edhe djali i saj 2.5 vjeç.
Përveç makinës dhe sasisë së drogës, u sekuestruan edhe dy targat, të lëshuara nga autoritetet greke, që mbante makina, pasi u zbulua se i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa dy targat e vërteta të makinës ishin të lëshuara nga autoritetet shqiptare. Brenda makinës u gjetën edhe një mulli metalik kanabisi, një kuti plastike me 2.7 gramë kanabis të papërpunuar dhe 3 telefona celularë, raporton Euronews.al.
Në të njëjtën kohë, pas shkëmbimit të informacionit midis shërbimeve policore të përfshira, oficerët e policisë nga Departamenti i Trafikut të Grevenës kishin lokalizuar më parë në Filippei, Grevena, automjetin që vepronte si eskortë, në të cilin udhëtonin dy bashkëpunëtorët shqiptarë të të akuzuarve, të cilët u arrestuan. Makina e tyre, së bashku me 510 euro dhe 2 telefona celularë, të cilët u gjetën në posedim të tyre, u konfiskuan.











