Sekuestrohen armë në Prizren, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 9 shtator Policia në Prizren ka pranuar informata për te shtëna me armë në rrugën “Mbreti Pleurat”. Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar.

Ndërsa dje policia ka gjetur dhe sekuestruar një veturë që lidhet me rstin. I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi.

Policia ka realizuar kontroll në dy lokacione ku kanë sekuestruar 1 pushkë automatike 1 pushkë gjysmë automatike, 1 pushkë gjuete dhe 161 fishekë.

Të dy të dyshuarit janë në kërkim dhe akuzohen për këto vepra penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Komunikata e plotë:

Sekuestrohen armë dhe një sasi e municionit në Prizren

Prizren, 18 shtator 2025

Me datë 09.09.2025, rreth orës 03:05, Stacioni Policor në Prizren është informuar për një rast të shtënave me armë zjarri, që dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:45 në rrugën “Mbreti Pleurat” – Prizren. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet hetuese kanë ndërmarrë veprime operative në terren, duke siguruar dëshmi që çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar.

Më datë 17.09.2025, rreth orës 14:45, policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarve në rrugën “Enver Hadri” – Prizren, ku është gjetur dhe sekuestruar një veturë e dyshuar që lidhet me rastin. I dyshuari nuk është hasur në shtëpi. Pas marrjes së urdhrit verbal nga prokurori i rastit, në prezencën e babait të dyshuarit dhe avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, është realizuar kontroll në dy lokacione në Prizren.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

• Një (1) pushkë automatike AK-47

• Një (1) pushkë gjysmë automatike me dylbi

• Një (1) pushkë gjuetie

• 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe evidentuar nga njësia e krim-teknikës.

Të dy të dyshuarit janë në kërkim dhe akuzohen për këto vepra penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike.