Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë përpjekje që të sigurojë vota nga deputetët e PDK’së për krijimin e Qeverisë.
Krasniqi tha se si PDK e kanë bërë të qartë qysh në shkurt se nuk hyjnë në koalicion me VV’në, teksa sqaroi se deputetët e kësaj partie janë kontaktuar individualisht ose përmes sekserëve.
“Po si jo, ka pasur padyshim. Ka pasur tendenca, ka pasur kontakte, ka pasur sekserë, biznese kryesisht të suksesshme…në adresë të deputetëve të caktuar. Individualisht, nashta 2-3 raste, qoftë në vija personale e qoftë në vija të bizneseve që janë pasuruar me tenderë multi milionësh gjatë Qeverisjes Kurti”, ka deklaruar Krasniqi.
Por, tha se ka qenë i bindur që asnjë prej deputetëve të tij nuk do të votojë për Kurti 3.
“Unë kam qenë i bindur që ai do të jetë i dështuar sepse në asnjë moment nuk kam pas asnjë dyshim apo hamendësim që kushdo prej deputetëvr te PDK’së do të votonte jashtë vijës partiake, për çështjet që lidhen me krijimin e Qeverisë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ndryshe, në seancën e djeshme, dështoi votimi i Qeverisë, ku për ishin 56 vota nga 61 sa nevojiten.
Në një konferencë që mbajti sot, Kurti tha se ofertë për koalicion i ka bërë vetëm LDK’së dhe Nismës










