,

Sekretari i Përgjithshëm i NATO mbërrin në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbërritur në Tiranë, i pritur nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Ata kanë zhvilluar një takim të shkurtër me fokus situatën politike në vend. Me pas ai është drejtuar ne zyrën e Kryeministrit Edi Rama, ku për 45 minuta është planifikuar një takim mes dy delegacioneve.

Me pas Rama dhe Stoltenberg do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ekzaktësisht 3 orë e gjysmë përpara nisjes së protestës së opozitës. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e kësaj vizite, por në këtë udhëtim të tij Sekretari i Përgjithshëm e gjen Tiranën të përfshirë në një krizë politike disa mujore.

Pas konferencës për shtyp Stoltenberg do të zhvillojë një takim me Presidentin Meta për rreth 30 minuta.

Në vijim, rreth 2 orë e gjysmë përpara nisjes së protestës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovki, kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e Parlamentit Talat Xhaferi.

Related Posts