Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, tregon kriteret që duhet të përmbush Kosova për anëtarësim në KiE

Alain Berset, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ka treguar kushtet që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se njëra nga këto kushte është që vendi ta njeh njihni Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës duhet të përmbushen disa kritere. Njëri prej kushteve është të bëheni anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ta njihni Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, trupën më të rëndësishme të Këshillit të Evropës dhe poashtu të zbatoni të gjitha vendimet e GjEDNj-së”.

“Mendoj se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pra shteteve, vendeve anëtare, që ta kenë mundësinë të kenë qasje në Gjykatë dhe të njihen me të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe poashtu t’i adresojnë ato dhe të merren vendime për to”.

“Kjo është njëra, ndërkaq një pikë tjetër është siç e dini përfshirja dhe diskutimet me të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e Kosovës, poashtu në pjesën veriore. E dini saktësisht disa pika të kushteve të vendosura në tavolinë nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të jetë një element kyç dhe shumë i rëndësishëm i të gjitha diskutimeve”, ka thënë Berset. /Klankosova.tv