Sekretari i NATO-s flet në telefon me Vuçiqin: E rëndësishme të punojmë për stabilitet në BP, ju pres shpejt në Bruksel

Mark Rutte, sekeretar në NATO, njofton se ka pasur një “telefonatë të mirë” me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai thekson se është e rëndësishme që të punohet për të mështetur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Rutte shprehet se mezi pret ta takojë Vuçiqin në Bruksel. Gjithashtu shton se i rëndësishëm është edhe partneriteti i NATO-s me Serbinë.

Postimi i tij i plotë në rrjetin “X”:

Thelefonatë e mirë me presidentin Vuçiq. Është kaq e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor – duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë. Aleksandër, mezi pres të të takojë në Bruksel shumë shpejt!