Sekretari Amerikan i Thesarit: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant, tha të dielën se nëse nuk ka marrëveshje me vendet e tjera në ditët në vijim, tarifat deri në 50% të shpallura në prill nga Donald Trump dhe të shtyra për të lënë kohë për negociata do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Afati i 9 korrikut për vendosjen e këtyre tarifave ndëshkuese ishte në fuqi deri të premten kur Donald Trump sqaroi se vendet do të fillonin të paguanin nga 1 gushti.

I pyetur se çfarë do të ndodhte të mërkurën, Scott Bessant i tha CNN: “Do të jemi shumë të zënë gjatë 72 orëve të ardhshme.”

“Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë duke thënë se nëse gjërat nuk avancojnë, atëherë më 1 gusht, ato do të kthehen në formë bumerangu te tarifat e 2 prillit”, shpjegoi Sekretari i Thesarit të SHBA-së.