Dardan Sejdiu, opinionist në “Rubikon”, duke ia dhënë skicën ideologjike Albin Kurtit – të cilin e quajti “centrist”, tha se ai refuzon të jepet në investime të mëdha infrastrukturore duke u shqetësuar se mund të përkthehen në probleme korruptive.
“Zoti Kurti sot është centrist. I vetmi send që e dallon prej të tjerëve është shpejtësia me të cilën i harxhon ka 100 euro. Ky është dallim. Te pjesa e infrastrukturës ky nuk din, sepse ia ka ndërtu vetes kurthin e korrupsionit. Dhe, nuk hyn në investime të mëdha sepse e sheh që mundet me ra në problem korruptiv.
Jo ky, sepse ky nuk qeveris. Por, ky e ka delegu qeverisjen. Me bë me pyet këtë për një temë të ministrisë së financave, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, ky idenë nuk e ka. As idenë nuk e ka çka bëjnë ata, sepse është i pa interesuar. Sepse ky është te përralla e madhe”, tha Sejdiu.