Sejdiu përgjigje epike Muratit: Asnjë kriminel nuk e respekton ligjin, por është në fitim

Opinionisti Dardan Sejdiu i është përgjigjur ministrit në detyrë, Hekuran Muratit, i cili tha se ndërmarrja “Ibër-Lepenc” ka operuar me fitim në tri vitet e fundit gjatë qeverisjes së VV-së.

Sejdiu pati një përgjigje epike për të, duke thënë se as kriminelët nuk e respektojnë ligjin, por siç u shpreh, janë në fitim.

“Asnjë kriminel nuk e respekton ligjin, por është fitim”, u shpreh ai.

Murati, reagimin e tij e bëri pas publikimit të mesazheve nga VOX Kosova mes kryeshefit të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, Koordinatores së Komiteteve në LVV, Dejona Mihali dhe tashmë ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Komunikimi mes tyre ishte bërë para se Mujka të zgjidhej në pozitën e kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje, dhe ku dyshohet se ka pasur ndikim partiak që ai ta marrë këtë pozitë.