Ish nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka folur për përplasjen që pati sot me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, për Planin Zhvillimor.
“U ndjeva jashtëzakonisht keq, sjellja ke e keqe, intimiduese”, tha ai.
“Kryetari e kish thirr seancën prapë për të martën që ta kalojë këtë dokument. Nëse kalon duhet me i dërgu krejt komentet brenda 30 ditëve”, tha ai në T7.
“Pa konsultim publik është brengosëse. Nuk kemi pa që ka marrë feedback prej qytetarëve”, shtoi ai.
Sejdiu pati kritika edhe sa i përket arsimit në kryeqytet.
“A ka digjitalizim?…Shkollat që janë përfundu u patën nis në mandatin e kaluar”, tha ai.