Opinionisti Dardan Sejdiu ka folur për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët nga ana e qeverisë në detyrë.
Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha mes tjerash se një shtet i cili pretendon se kujdeset për pensionistët nuk e lë vendin me 21 skema pensionale të shpërndara.
“Nuk mundohet me kamufluar një mungesë serioze të strategjisë së gjithmbarshme shoqërore, ekonomike. Ato 100 euro shpenzohen për 48 orë, prej momentit që dalin në bankomat deri në momentin e shpenzimit kalojnë 48 orë. Prej këtyre 100 eurove, 90 euro dalin në Serbi, Maqedoni, Turqi, Gjermani. 90 euro dalin menjëherë, sepse këto 100 euro kanë me u shpenzuar në market”, deklaroi Sejdiu.
Sipas tij, në momentin që shpenzohen në market, 90 për qind të mallit që blehet është import dhe paratë, sipas tij, kësisoj dalin nga ekonomia e vendit.













