Sejdiu: Në Kosovë nuk kemi kontrolle fizike të territorit

Analisti  Dardan Sejdiu, duke folur lidhur me mundësinë e rikthimit të temës për korrigjim të kufijve, deklaroi se në Kosovë nuk kemi kontrolle fizike të territorit nga Serbia dhe se nuk beson që mundësia për diskutim të tillë në rajon vjen si pasojë e çartjes së Dodikut.

“Në fund të ditës, përsëri që kapacitetet e vendeve të vogla dhe të liderëve të vendeve të vogla për kërcënim sot dhe për thirrje të atij kërcënimi në veprim janë të vogla. Për atë kërcënim vyen me pas popull të gatshëm për luftë. Nëse e shikon sot Beogradin, aty nuk ka popull të gatshëm për beteja jashtë vendit, ata janë në betejë me demokratizim të shtetit të vetë”.

“Këto kërcënime e diskutime unë i shoh pak më shumë të natyrës së PR për ta mirëmbajtur brenda njëfarë popullizmi e nacionalizmi”, deklaroi ai në emisionin DPT TE FIDANI në Klan Kosova.