Shefi i grupit parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu i është përgjigjur Glauk Konjufcës.
Shefi i grupit parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, i është përgjigjur Glauk Konjufcës i cili ditë më parë koalicionin AAK-PSD e komentoi si kapaku e ka gjetë tenxheren.
E Dardan Sejdiu tha se ne gatuajmë diçka e nuk flasim palidhje.
“Kapaku e tenxherja gatuajnë diçka e nuk folin palidhje”, i është përgjigjur Sejdiu Konjufcës.
Ai gjithashtu tha se Konjufca është i mirë vetëm në llafe odash, e madje për këtë ia pranon.
“Për llafe odash ia dho dorën, për politika publike ‘kapak e tenxhere’ kaq di e kaq flet”.