Sejdi Hoxha është ngjitur në krye të PDK-së në bastionin e partisë. Ai ka marrë 130 vota, ndërsa Naim Bazaj 76. Ndërsa Kushtrim Prenku ka marrë vetëm 40 vota.
Udhëheqësi i Postës, Sejdi Hoxha, pritet të japë dorëheqje nga udhëheqja e kompanisë publike pasi sot është votuar për Kryetar të PDK-së në Drenas.
Ai ka fituar 130 vota në garën për të parin e partisë. Kandidati tjetër, Naim Bazaj, i ka marrë 76 vota. Vetëm 40 i ka marrë Kushtrim Prenku.
Zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve.