Seanca e VV-së që po cilësohet jokushtetuese, edhe Kusari e pranon që kryesia është dashur ta miratojë rendin e ditës

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ka marrë fjalën në seancën e thirrur nga kjo parti, duke thënë se duhet marrë përgjegjësi për detyrën e deputetit.

Ajo ka kritikuar deputetët e partive të tjera, që nuk kanë shkuar në këtë seancë, duke thënë se ‘’fatkeqësisht’’ ata nuk janë në këtë seancë.

‘‘Radha dhe rendi do të duhej të ishte që kryesia e kuvendit të miratonte agjendën e kësaj seance. Rrethanat në të cilën gjenden vendi, janë rrethana të cilat kanë papashikueshmeri në raport me një pjesë të fondeve dedikuar për Republikën. Ajo ça për ne është e rëndësishme është të marrim përgjegjësinë për detyrën e deputetit që e kemi ta ushtrojmë atë përgjegjësi me nder dhe me obligimin qe qytetarët na kanë dhënë.

Me e lehta është të abstenohet ose të mos vihet fare siç kanë bërë fatkeqësisht përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare ata që nuk janë sot këtu, nga PDK, nga LDK, AAK nga NISMA dhe një grup tjetër parlamentar. Megjithatë ajo nuk e arsyeton përgjegjësinë mund ta kenë në formimin e komisioneve. Formimi i Komisioneve e nuk bëhet me propozimin e qeverisë. Bëhet në mes të grupeve parlamentare’’, ka deklaruar ajo.

Ndryshe nga njohës të fushës, seanca e thirrur nga VV’ja është cilësuar si jokushtetuese.