Seanca e Kuvendit për “Gylenistët” mbahet sot në ora 14:00
Me kërkesën e 40 deputetëve të Parlamentit të Kosovës, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, të mbahet sot me fillim prej orës 14:00.
Këtë e ka konfirmuar edhe Xhavit Haliti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, i cili ka shtuar se këto janë rregulloret e Kuvendit dhe se është respektuar kërkesa e 40 deputetëve për debat parlamentar lidhur me këtë çështje.