Juventusi hyn në një fazë vendimtare të sezonit, si në fushë, ashtu edhe në nivel drejtues. Përballjet direkte me Bologna dhe Roma janë kyçe për garën drejt zonës Champions, ndërsa paralelisht klubi po trajton një çështje delikate; rinovimin e Kenan Yildiz.
Sipas “La Stampa”, në ditët në vijim pritet një takim i ri për kontratën, që Juve dëshiron ta mbyllë ose ta strukturojë fort para Krishtlindjeve, për të shmangur presionin e merkatos së janarit. Prindërit e lojtarit, Beate dhe Engin, ndodhen në Torino dhe janë interlokutorët kryesorë, në pritje të kontaktit me Damien Comolli.
Klubi është gati t’i ofrojë një pagë afër 6 milionë euro neto, me bonuset të përfshira. Familja kërkon të paktën 6 milionë, plus bonuse. Interesim ka nga Chelsea, Arsenal dhe Real Madridi, me Jorge Mendes vigjilent. Kontrata i skadon më 2029, por pa sinjale të qarta rritjeje sportive, çdo skenar mbetet i hapur, me vlerësim shitjeje që mund t’i kalojë 100 milionë euro.
The post Së shpejti “samiti” për rinovimin e Yildiz, klubi bardhezi ofron deri 6 milionë euro në sezon appeared first on Telesport.










