Së shpejti do të lansohet aplikacioni “Diaspora shqiptare” (video)

Së shpejti do të lansohet aplikacioni “Diaspora Shqiptare”, që do të ofrojë informacion të plotë për gjithçka që ndodh në Diasporën shqiptare.

Kështu ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Diasporës, përcjell albinfo.ch.

Ky aplikacion do të përmbajë kategori të dedikuara për çdo lajm dhe do të mund të zgjidhen kategoritë e preferuara.

Për më shumë, shihni videon e publikuar nga AKD.