Pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë, kritikat në Gjermani janë ashpërsuar. Bastian Schweinsteiger komentoi për “Sky Sports”: “Po luajtëm kështu, duhet të jemi të kënaqur nëse kualifikohemi në Botëror. Me këtë performancë duhet ta harrojmë Botërorin. Për mua, kjo nuk ishte kombëtarja gjermane.
Më vjen keq, por asnjë moment nuk besova se do të fitonim. Ishte një humbje e rëndë. Nuk bëmë pasime të mira, nuk krijuam ndonjë rrezik. Gjuha e trupit tonë ndryshoi menjëherë pas golit të parë”.
Schweinsteiger thekson mungesën e mentalitetit: “Kam luajtur 121 ndeshje për Gjermaninë dhe gjithmonë kam dhënë maksimumin. Kur dëgjon himnin, duhet të japësh gjithçka për vendin tënd, qoftë miqësore apo ndeshje zyrtare”.
The post Schweinsteiger, i ashpër me Gjermaninë: Nëse luajmë kështu, ta harrojmë Botërorin appeared first on Telesport.










