Nico Schlotterbeck ndodhet përballë një vendimi thelbësor: të qëndrojë te Borussia Dortmund dhe të angazhohet me një kontratë afatgjatë përtej vitit 2027, ose ta refuzojë ofertën verdhezi dhe të kërkojë transferim në një nga klubet më të mëdha europiane. Sipas “Sky Germany”, interesi nga Bayern Munich dhe Real Madridi po e shtyn 26-vjeçarin të vlerësojë me kujdes të ardhmen e tij.
Një transferim i mundshëm te Bayerni do të varej në masë të madhe nga e ardhmja e Dayot Upamecano dhe Kim Minjae. Nëse të dy qendërmbrojtësit do të largoheshin nga kampionët e Gjermanisë, Schlotterbeck do të bëhej objektiv kryesor për bavarezët, sipas medias gjermane. Te Real Madridi, David Alaba pritet të largohet me parametër zero, edhe e ardhmja e Antonio Rüdiger mbetet e pasigurt, duke krijuar potencialisht hapësirë për Schlotterbeck në mbrojtjen e “Los Blancos”.
Megjithatë, edhe nëse Schlotterbeck zgjedh të mos e zgjasë kontratën, Dortmundi mund të vendosë gjithsesi ta mbajë deri në vitin 2027, duke e lënë të largohet me parametër zero. Verdhezinjtë nuk kanë vendosur një afat të detyrueshëm, por shpresojnë të kenë qartësi për të ardhmen e tij para fundit të janarit.
The post Schlotterbeck drejt refuzimit të rinovimit me BVB, ja dy gjigantët që e tundojnë appeared first on Telesport.











