Scaloni qetëson tifozët: Messi është mirë, do të luajë disa minuta në miqësore

Lionel Messi vazhdon të japë sinjale pozitive në procesin e rikuperimit dhe mund të rikthehet në fushë për disa minuta në miqësoren e ardhshme të Argjentinës, para Botërorit 2026. Këtë e konfirmoi trajneri i kombëtares, Lionel Scaloni.

Sulmuesi i Inter Miami, i cili pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit të këmbës së majtë në ndeshjen e fundit me klubin e tij, ka rifilluar gradualisht stërvitjen me grupin. “Leo është mirë, ka punuar pjesërisht me skuadrën dhe nuk stërvitet më i veçuar. Është e mundur që të luajë disa minuta në miqësoret e ardhshme. Është shumë më mirë dhe kjo na qetëson”, – deklaroi Scaloni.

Argjentina, kampione në fuqi e botës, do të përballet me Hondurasin në natën mes së shtunës dhe të dielës në “College Station” të Teksasit, ndërsa më pas do të luajë kundër Islandës në “Auburn” të Alabamës. Fillimisht, Messi nuk parashikohej të ishte protagonist në ndeshjen e parë për shkak të rikthimit pas dëmtimit.

Scaloni konfirmoi gjithashtu se Juan Musso do të jetë titullar ndaj Hondurasit, ndërsa Emiliano Martínez do të kursehet pas frakturës në gisht të pësuar para finales së “Europa League”. Portieri i Aston Villa pritet të jetë gati për debutimin në Botëror kundër Algjerisë në Kansas City.

The post Scaloni qetëson tifozët: Messi është mirë, do të luajë disa minuta në miqësore appeared first on Telesport.