Scaloni jep lajmin e madh për të gjithë: Messi është mirë, ai do të kthehet në fushë së shpejti

Lajme të mira vijnë nga kampi stërvitor i Argjentinës në prag të Kupën e Botës në futboll. Siç raportoi sot trajneri Lionel Scaloni, rikuperimi i sulmuesit dhe kapitenit Lionel Messi po ecën mirë.

Madje, ylli argjentinas mund të jetë përsëri i disponueshëm së shpejti. Trajneri deklaroi: “Leo është mirë, ai tashmë ka punuar pjesërisht me ekipin dhe nuk është më jashtë loje”.

“Është e mundur që ai të luajë disa minuta në miqësoren e ardhshme. Ai është shumë më mirë dhe kjo na qetëson“, deklaroi më tej trajneri argjentinas.

Ylli i Inter Miami është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në tendinin e Akilit që pësoi në ndeshjen e tij të fundit me klubin amerikan. Ai nuk luajti në miqësoren ndaj Hondurasit.

Gjithsesi, Messi pritet të jetë në fushë të shtunën në mbrëmje në miqësoren e fundit para botërorit, atë ndaj Islandës. Argjentina dhe Messi do trë mbrojnë titullin kampion fituar 4 vite më parë në Katar.

The post Scaloni jep lajmin e madh për të gjithë: Messi është mirë, ai do të kthehet në fushë së shpejti appeared first on Telesport.