SBAShK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor, punëtorët e arsimit të pakënaqur me Qeverinë

Më katër dhjetor, punëtorët e arsimit do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Jasharaj ka deklaruar se kjo protestë vjen pas dështimit të negociatave për kontratën kolektive, ndërsa theksin e kritikës e vë ndaj Ministrisë së Arsimit.

“Ajo që dihet tani më është se po më 4 dhjetor do të ketë protestë edhe në këtë protestë kemi ftuar vetëm kryetarët e Shoqatave Sindikale, kryesitë pastaj udhëheqësit nivel komunal të universiteteve dhe kryesinë qendrore, por presim që të jetë një numër i madh ngase kemi shumë shoqata dhe besoj do të kalohet numri prej një mijë e më shumë dhe kjo protestë i adresohet më shumë ministrisë së Arsimit nga se zonja Nagavci, edhe në të kaluarën kishte qasje të gabuar ndaj shoqatës kolektive dhe tani kur ligji i punës obligon të dy palët që të negociojnë kontratën e re”, ka thënë Jasharaj.

Ai e cilësoi këtë si një hap të gabuar nga ministrja Nagavci dhe Qeveria Kurti, të cilët “kanë bërë gjithçka që sektori i arsimit të mos ketë një kontratë kolektive”.

Një tjetër kërkesë e sindikatës është ngritja e koeficienteve të pagës me 30 për qind, për punëtorët e arsimit.

“Çdo tri vite duhet negociuar, ne e kemi dorëzuar draft kontratën në prani të mediave që nga 2 tetori dhe kemi pritur që menjëherë zonja Nagavci do të reflektoj dhe do ta formojë edhe ajo një pjesë të komisionit për negocim këtë gjë nuk e ka bërë dhe shihet qartë që zonja Nagavci po bën ç’mos që sektori i Arsimit të mos ketë fare kontratë dhe kur ndodh kështu dhe kur është ky angazhim kështu atëherë duhet ta them se nuk ka vend në Ballkan dhe në Evropë e që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka kontratë nga se kontrata është bazament i mbrojtjes së të drejtave punëtorëve po paraqet edhe obligimet të cilat ata duhet ti kryejnë”.

“Më 3 shtator kishim kërkuar nga qeveria Kurti që të bëjë një lëvizje me vlerën e koeficienteve prej së paku 30% nuk e bëri dhe në vend të kësaj e dha një propozim që ne e konsiderojmë mashtrim për atë se gjoja ngritjen 55 euro por jo duke e ngritur vlerën e koeficientit por gjoja duke bërë lëvizjen në koeficient një diçka që nuk e të drejtë ligjore zotëri Murati sepse një të drejtë të tillë e ka vetëm Parlamenti i Kosovës dhe kur flitet se do të ketë ngritje në Janar të gjithë e dinë se janari do të jetë i fushatës dhe çdo deklaratë që lidhet me janarin e tutje është më tepër fushatë dhe është në tendencë për mashtrim dhe nga ana tjetër pikërisht me 27 nëntor një ditë para festës së madhe të flamurit qeveria Kurti mbajti mbledhje dhe mori vendim që të mos ta mbështes atë nismën qytetare që e kishin bërë me njëzet mijë e 606 nënshkrime për të na u kthyer e drejta për vitet 90 si kontribut dhënëse ka ehe arsyeje të tjera kushtet e punës, qasja shumë e gabuar ndaj sindikatës”, ka deklaruar Jasharaj.

“Këto 4 vite me veprimet e tyre qeveria Kurti sikur është kthyer në armik të sindikatave dhe ka bërë të pamundurën që ti shuaj ato por SBASHK-u nuk ka arritur dhe SBASHK-u vazhdon të forcohet vazhdon të jetë unik dhe protesta e 4 dhjetorit do të jetë alarm ndaj zonjës Nagavci dhe qeverisë dhe nëse nuk ndodh ndonjë reflektim i mbetet prapë këshillit drejtues që është organi më i lartë mes dy kongreseve vendos çka tutje por edhe në këtë media të nderuar i lus qeverinë Kurti dhe zonjën Nagavci që të ulen të bisedojnë sepse uroj që kurrë më Kosovës mos ti ndodh greva e shtatorit të vitit 2022 kur u paralizua i tëre sistemi arsimor, çka do të ndodh e a do të ndodh për të mirë apo për të keq tashme i mbetet të vendos Nagavci dhe qeveria Kurti”, u shpreh Jasharaj.

Protesta e paralajmëruar më 4 dhjetor kryesindikalisti ka potencuar se do të shërbejë si një alarm për qeverinë dhe ministren Nagavci, për të reflektuar dhe për të u ulur në negociata me sindikatën.

“Të them të vërtetën ne do ta bëjmë protestën për të treguar se jemi tepër të pakënaqur dhe se ekziston një situatë shumë e acaruar me punëtorët e Arsimit nga se asnjëra nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur mbështetje dhe përpjekje për realizim dhe punëtorët e Arsimit janë të indinjuar me zonjën Nagavci sepse që ajo së paku në Qeveri ti përcjell kërkesat tona dhe të angazhohet aq sa ka mundësi për realizimin e tyre ajo nuk e ka bërë këtë gjë në të kundërtën dëshmohet se edhe ajo është pjesë e kabinetit të Kurtit dhe i ka shpallur luftë edhe kontratës kolektive që po them është bazament është mjet me të cilin mbrohet punëtori i Arsimit dhe edhe sektorët tjerë me ato kontrata, pra jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi kontratë kolektive dhe zonja Nagavci duhet ta nënshkruajë atë”, përfundoi ai.