“Sarri u përpoq ta mësonte Ronaldon, por përgjigjja e portugezit ishte…”

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Gianluca Frabotta, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo një herë ka shfaqur hapur antipatinë e tij për trajnerin e tij te Juventusi, Maurizio Sarri.

Edhe pse gjithmonë ka qenë i disiplinuar, një rast portugezi veproi ndryshe.

“Cristiano Ronaldo ishte një shembull i përditshëm për të gjithë ne, por një ditë, gjatë një ushtrimi taktik, Sarri po i tregonte lëvizjet që duhej të bënte në goditjet standarde”.

“Ronaldo ishte i irrituar. Ai nuk kishte nevojë për udhëzime, sepse ishte ndryshe. Për ta bërë trajnerin të kuptonte, shkuli pak bar, e nuhati dhe e përtypi. Tha se i pëlqente të shihte paraprakisht se ku shkon topi”, ka deklaruar Frabotta.

The post “Sarri u përpoq ta mësonte Ronaldon, por përgjigjja e portugezit ishte…” appeared first on Telesport.