Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka pranuar 44 mijë euro dëmshpërblim nga Serbia për 14 anëtarët e saj të vrarë, shkruan Fokusi.info.
“Por, në anën tjetër, siç prapë po e shihni nga dokumenti i deklarimit të pasurisë, në tetor të vitit 2020 ajo ka pranuar deponim prej 44 mijë eurosh nga Serbia, si dëmshpërblim nga padia që e ka bërë ndaj shtetit serb.
Në ndërkohë, tjerat i kish harxhu se në deklarimin e fundit i ka vec edhe 12 mijë euro prej kësaj shume. Shpresoj se ka bërë shpenzime të vlefshme.
Nejse, nuk ka lidhje që i ka marrë”, shkroi ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Në publik ndryshe, në konto ndryshe
Siç e shihni nga fotot më poshtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pati dal publikisht në media duke thënë se nuk pranon dëmshpërblimin e caktuar nga Serbia për familjarët e saj.
Por, në anën tjetër, siç prapë po e shihni nga dokumenti i deklarimit të pasurisë, në tetor të vitit 2020 ajo ka pranuar deponim prej 44 mijë eurosh nga Serbia, si dëmshpërblim nga padia që e ka bërë ndaj shtetit serb.
Në ndërkohë, tjerat i kish harxhu se në deklarimin e fundit i ka vec edhe 12 mijë euro prej kësaj shume. Shpresoj se ka bërë shpenzime të vlefshme.
Nejse, nuk ka lidhje që i ka marrë.
Po nuk është dashtë me dal publikisht me thanë të kundërtën.
Përndryshe, Bogujevci mbetet një nga deputetet më servile që ka parë Parlamenti i Kosovës. Ajo nuk e ka kundërshtuar Kurtin as kur ky i fundit e ka shpallë hero të Kosovës, Oliver Ivanovicin, kryekriminelin serb që vrau e masakroi shqiptar.
Në anën tjetër, sa herë ka nevojë qeveria, kjo vendoset në mbrojtje të krimit e korrupsionit, si në rastin e fundit që u vendos në mbrojtje të Faton Pecit.