“Sapo u martove, ne ishim bashkë…” Cristiano na përlot me mesazhin për Diogo Jota

Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh prekës pas lajmit për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij në një aksident automobilistik në Spanjë.

“Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo u martove. Familjes, gruas dhe fëmijëve, u shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë forcën e botës. Pushofshi në paqe, Diogo dhe Andre! Do të na mungoni të gjithëve”, shkroi Ronaldo.

Ngjarja e sotme ka shkaktuar një valë reagimesh dhe mesazhesh ngushëllimi nga klube, futbollistë, trajnerë dhe tifozë në mbarë botën.

Diogo Jota, së bashku me vëllain e tij Andre Silva, humbën jetën në provincën spanjolle të Zamorës, pak pas mesnatës së të enjtes.

The post “Sapo u martove, ne ishim bashkë…” Cristiano na përlot me mesazhin për Diogo Jota appeared first on Telesport.