Kreu i qeverisë spanjolle ngriti pyetje të forta për drejtimin që po merr politika evropiane e sigurisë.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka kritikuar ashpër vendet e Bashkimit Evropian për rritjen e shpenzimeve ushtarake, duke paralajmëruar se Evropa po rrezikon të kthehet në një kontinent të armatosur deri në ekstrem.
“Duhet të veprojmë në mënyrë diplomatike, në mënyrë që në vitin 2035 të mos kemi një Evropë të armatosur deri në dhëmbë, por një Evropë të bashkuar që garanton të drejtën ndërkombëtare”, tha Sánchez.
Kreu i qeverisë spanjolle ngriti pyetje të forta për drejtimin që po merr politika evropiane e sigurisë.
“Çfarë bote duam t’u lëmë fëmijëve tanë? Një botë ku 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto shkon për buxhete mbrojtjeje?”.
Deklaratat e Sánchez-it vijnë në një kohë kur disa vende të BE-së – përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Francën – po rrisin ndjeshëm fondet për ushtrinë, në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë dhe pasigurive gjeopolitike në rritje.
Sanchez, një nga zërat më të spikatur të krahut të majtë në Evropë, ka bërë thirrje që prioritetet të mbeten diplomacia dhe bashkëpunimi, jo garat e reja të armatimit.










