Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga fitorja bindëse 4-0 kundër Comos, por për Interin tashmë është vigjilja. Nesër në “San Siro” vjen Liverpool-i dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, stadiumi do të jetë plotësisht i mbushur, përfshirë sektorin e mysafirëve me 4.300 tifozë. Të ardhurat e pritshme kapërcejnë 10 milionë euro, diçka që ka ndodhur vetëm 4 herë në historinë e impiantit sportiv të Milanos.
Cristian Chivu ka vendosur të mos e grumbullojë skuadrën. Sot, stërvitja do të zhvillohet në “Appiano Gentile”, pastaj në shtëpi. Ritakimi i radhës direkt nesër në mëngjes. Trajneri thekson rëndësinë e kohës me familjen për lojtarët.
Rezultatet e deritanishme i japin të drejtë. Interi po ecën mirë si në Serie A, ashtu edhe në Champions. Testi i madh vjen kundër Liverpool-it në vështirësi, por premisat për të bërë mirë i ka.
The post “San Siro” në versionin “sold out” për Inter-Liverpool, zikaltërit “karikohen” me… familjet appeared first on Telesport.











