Samsung ka lansuar një version të ri të Samsung Galaxy J7 Prime. Pajisja së fundmi është shfaqur me gjitha specifikat në një sajt në Indi. E njëjta është listuar me procesorin octa core Samsung Eyxnos 7, me gjasë do të jetë Eyxnos 7870.
J7 Prime vjen me kamerën për selfie me 13MP, bashkë edhe me kamerën e pasme me 13MP si dhe ekranin në 5.5 Full HD në rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.
Samsung Galaxy J7 Prime ka 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme të integruar, ndërsa ka gjithashtu një vend për kartën microSD që shkon deri në 256GB.
Pajisja vjen me Android Nougat dhe përmban një bateri me 3300 mAh dhe një port USB. Pajisja do të jetë në dispozicion në dy ngjyra – të zezë dhe ari dhe çmimi fillon prej 215 dollarë në kursin aktual të këmbimit.