Samiti në Tiranë, Rama: Nga të katër anët e Europës do të mblidhen në sheshin e Mbretit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, lidhur me samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë, më saktësisht në sheshin ‘‘Skënderbe’’.

Rama ka ndarë një foto nga monumenti i Skënderbeut që gjendet në qendër të Tiranës, duke shkruar se me datën 16 maj do të mblidhen nga katër anët e Europës në ‘’sheshin tënd o Mbret’’.

‘‘Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, ka shkruar Rama.