Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për Skenderaj

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, në mënyrë unanime i ka dhënë përkrahje Sami Lushtakut, që të garojë për kryetar në këtë komunë, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, transmeton KosovaPost.

Njoftimin e bëri vet Lushtaku përmes rrjetit social Facebook.

“Unë jam prej atyre njerëzve që nuk ndalen. Unë i kam borxh të përjetshëm Skenderajt, qytetarëve të tij dhe çdo njeriu që e ka në zemër Drenicën. Kandidimi im është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderajt. Skenderaj do të bëhet çdo vit më i zhvilluar, me punë, me projekte dhe me udhëheqje të drejtë për të gjithë kurse programin e plotë do ta paraqes gjatë javëve të ardhshme”, deklaroi Lushtaku.

The post Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për Skenderaj appeared first on Kosovapost.net.