Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, mund të konsiderohet si një prej fituesve më të fortë të garës në këto zgjedhje lokale të 12 tetorit.
Në një lidhje direkte me gazetaren e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan PDK-së për të arritur një fitore kaq të thellë.
“Fillimisht dua të falënderoj qytetarët e komunës sonë, ata që punuan dhe u angazhuan që fitorja e PDK-së të jetë bindëse sikurse është kjo e sotmja. Falënderoj edhe strukturat e partisë”.
Ai falënderoi Klan Kosovën në veçanti që tha se është “një medium tepër i respektueshëm në Drenicë”.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lushtaku ka 83,35% të votave nga mbi 94% të vendvotimeve të procesuara apo 27% të votave të numëruara. /Klankosova.tv
The post Sami Lushtaku, fituesi i fortë – “Klan Kosova është tepër i respektueshëm në Drenicë” appeared first on Klan Kosova.