Zëvendësministri Blerim Sallahu i ftuar në Tëvë 1, ka komentuar njohjen e fundit të shtetit të Kosovës nga Kenia.
Sipas tij, kjo njohje është meritë e Qeverisë Kurti.
I pyetur nëse ia njeh meritat Behxhet Pacollit për këtë njohje, Sallahu ka thënë se kanë punuar të gjithë së bashku, por sipas tij lobimin e ka bërë më herët Donika Gërvalla bashkë me qeverinë.