Opinionisti Fitim Salihu ka reaguar pas një vend i padenjë për t’u ulur iu la dikujt me peshë dhe domethënie në luftën çlirimtare si Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, për çka kritikoi me tone të rënda pushtetin.
“Ju mund ta ulni Ramush Haradinajn në rreshtat e fundit të 25-vjetorit të çlirimit dhe mos të skuqeni nga turpi. Edhe mund t’i quani kriminelë krerët e UÇK-së në Hagë dhe Albini pastaj iu emëron ministër të Jashtëm. Edhe mund t’i krahasoni ushtarët e UÇK-së me mercenarë dhe Albini prapë iu emëron ministër të Financave”, ka shkruar Salihu.
“Por, e vërteta e luftës së UÇK-së është e përhershme, kurse mashtrimi juaj është i përkohshëm. Ju jeni një kometë kalimtare që një ditë do të harrohet; UÇK-ja është dielli që do të shndrit përgjithmonë”, tha mes tjerash ai.