Salihu numëron 8 arsye për dështimin e VV-së: Meriton të ketë flakaresh elektoral

Bekim Salihu nga instituti GAP ka listuar tetë arsye se përse qeveria katërvjeçare e Vetëvendosjes nesër meriton flakaresh elektoral.

Ai ka thënë se këto nuk janë arsye politike se përse VV-ja meriton të bjerë nga pushteti.

Këto janë arsyet e tij:

Qeveria katërvjeçare e VV-së nesër e meriton të ketë një flakaresh/shuplakë elektorale, për këto 8 arsye (jo politike)

E para: janë treguar përgjithësisht arrogantë.

E dyta: nuk e kanë dëgjuar kritikën, e kanë shpërfillur atë me përbuzje dhe shpesh me tallje.

E treta: 51% i votave në 2021 nuk është shndërruar në reformë dhe forcë të ndryshimit, në 90% të seancave të Kuvendit të Kosovës ka munguar edhe korumi.

E katërta: nuk i ka mbajtur përgjegjës kabinetin qeveritar për mospunë. Ministria e Arsimit dhe ajo e Jashtme jo që nuk kanë pasur rezultate, por kanë shënuar prapakthim. Në vend të ndryshimit/ndëshkimit, qeveria i ka lavdëruar dhe arsyetuar.

E pesta: nuk është ofruar modeli i qeverisjes së mirë dhe qasjes së duhur ndaj mediave dhe shoqërisë civile, përgjithësisht qasja ka qenë herë selektive, herë e mbyllur.

E shtata: gjuha e përdorur ndaj institucioneve profesionale ka qenë vazhdimisht lënçuese, ofenduese, përjashtuese dhe provokuese.

E teta: Nepotizmi ka qenë patologjik, korrupsioni sporadik, por qasja e qeverisë ndaj këtyre rasteve ka qenë ose heshtje, ose mbrojtje.