Bekim Salihu, hulumtues në Institutin “GAP”, ka folur për fushatën zgjedhore është duke u zhvilluar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka theksuar se kandidatët për kryetarë të komunave nga të gjitha partitë politike janë duke bërë premtime të mëdha.
“Aktualisht, Instituti GAP është duke e bërë monitorimin e premtimeve që e po e japin në fushatën zgjedhore, ne i monitorojmë të gjithë kandidatët. Natyrisht e mbajmë përgjegjës vetëm njërin prej tyre që del fitues për ulësen e kryetarit të komunës. Mund të them se numri i premtimeve është i madh, akoma nuk kemi bërë një vlerësim për nga natyra e premtimeve nëse ato u takojnë kompetencave lokale ose kompetencave ndërinstitucionale”.
“Ajo çka mund të them nga afro 400 premtime që nuk janë përmbushur gjatë mandatit 2021-2025 vetëm 2 për qind kanë qenë premtime që kanë mundur të përmbushen me miratimin e nivelit nacional, të gjitha premtimet tjera kanë qenë brenda kompetencave të nivelit lokal”, ka thënë Salihu.