Salihu: Doarsa Kica-Xhelili po sjell përçarje mes partive opozitare

Analisti Fitim Salihu ka komentuar zhvillimet aktuale në lidhjen Demokratike të Kosovës pas publikimeve të bisedave në viber.

Ai ka bërë me dije se LDK dhe PDK nuk duhet të përplasen mes vete, por sipas tij duhet të kuptojnë se “sot rivali i tyre është Albini e jo njeri-tjetri”.

Salihu ka komentuar edhe postimin e fundit që ka bërë deputetja e LDK-së,  Doarsa Kica-Xhelili.

“Tash çohet e del nje nenkryetare e LDK-se, pa pike nevoje, pa pike pjekurie, pa e sulmu askush prej PDK-se dhe ndjell animozitet mes partive opozitare bash ne kohen kur ato duhet te jene me n’sinkron se kurre. Çfare fatkeqesie kur me i pjekur politikisht eshte votuesi e perkrahesi i thjeshte i nje partie sesa lidershipi i saj!!!”

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Me sa kam vrojtu, 80-90% e perkrahesve te PDK-se, nga viti 2020 e tutje, nuk eshte se i gezohen ndonje debakli elektoral te LDK-se. Besoj se e njejta vlen edhe anasjelltas per perkrahesit e LDK-se. E kane arrit nje stad pjekurie politike per me kuptu se sot rivali i tyre eshte Albini e jo njeri-tjetri.

Tash çohet e del nje nenkryetare e LDK-se, pa pike nevoje, pa pike pjekurie, pa e sulmu askush prej PDK-se dhe ndjell animozitet mes partive opozitare bash ne kohen kur ato duhet te jene me n’sinkron se kurre. Çfare fatkeqesie kur me i pjekur politikisht eshte votuesi e perkrahesi i thjeshte i nje partie sesa lidershipi i saj!!!

Ne fakt, ne kohet e fundit, askush nuk ia ka kenaq zemrat kundershtareve te LDK-se me shume se vete LDK-ja. Mos e lypni fajtorin ne kojshi!

Ajo qe ka ndodhe ne 3-4 vjetet e fundit eshte perjashtimi i njerezve me kontribut 30 vjeçar ne parti – besa me fitore 30 vjeçare, si ne rastin e Agim Veliut – per te vetmen arsye se nuk i pelqejne Albinit, si dhe kthimi i njerezve qe e kane braktis partine ne ditet e saj me te veshtira dhe te cilet e kane vetem nje atu – per disa muaj e kane pas “privilegjin” me ia prek doren Albinit.

Kur nje parti opozitare, sado qe deklarohet kunder Albinit, sillet perreth Albinit, nuk arrin me ça perden psiqike te Albinit, standardet kuadrovike ia determinon “e pavetedijshmja albiniane” dhe kesodore Albini i shnderrohet ne “Tjetrin e madh” lakanian, ajo parti, jo qe nuk arrin kurre me mposht Albinin, por tkurret dale-ngadale duke u vetemjaftu me faktin e te qenit surrogate e Albinit.

Nese partite opozitare e orientojne luften politike mes vete dhe jo ndaj VV-se, kane me hup edhe ne zgjedhje lokale. Masnej nje pjese fajesoheni prape mes vete, nje pjese ktheheni ne Listen Guxo.